Vdes mësimdhënësi nga Drenasi, pak ditë para pensionimit

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodh mbrëmë para shkollës “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj të Drenasit. Arsimtari i Biologjisë, Abedin Dibrani, ka ndërruar jetë para dyerve të shkollës si pasoj e një sulmi ne zemër

Lajme

04/03/2017 12:00

Mësimdhënësi Dibrani me një përvojë punë 40 vjeçare ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin e shumë brezave të komunës së Drenasit. Ai pritej të pensionohej me 23 mars të tij muaji.

Abedin Dibrani i ka mbajt dy orët e para në SHFMU “Mehmet Gradica” në Gradicë, prej atje ka vazhduar rrugën në Drejtorinë e Arsimit në Drenas për të pyetur rreth procedurave të pensionimit. Nga DKA e Drenasit shkon në shkollën e Dritanit, ku edhe ka filluar karrierën e mësimdhënësit për të marrë vërtetimin e pensionimit, si dhe ka ftuar disa kolegë në ahengun i cili pritej të mbahej më 23 mars të këtij muaji. Arsimtari Dibrani ka vazhduar rrugën drejt Shkabës, me të mbërritë në vendin ku jepte mësim, është ulur në shitoren e Isaj Berishës përball shkollës “Xhevë Lladrovci” dhe në atë vend ka ndërruar jetë.

Drejtorin e Shkollës së Shkabajt “Xhevë Lladrovcii”, Valdet Nika i cili për arsimtari e ndjerë u shpreH se “Është një ngjarje e dhimbshme e cila na prek të gjithëve, mua si drejtori i shkollës dhe të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve”.

“Ngjarja është edhe më e dhimbshme për ne si shkollë dhe kolektivë, meqë të mërkurën kemi filluar përgatitjen për pensionimin e tij, por fati deshi që të ndahet nga ne para kohe, u shpreh drejtori Nika për drenicapress.info

Arsimtari i Biologjisë, Abedin Dibrani, me një përvojë 40 vjeçare ka dhënë një kontribut të çmuar për arsimin e Drenasit, vlen të ceket kontributi i tij i çmuar në vitet e 90’ta. I ndjeri ka qenë i pajisur me të gjitha tiparet njerëzore, duke reflektuar në familjen dhe të nxënësit e tij. Të gjithë fëmijët e arsimtarit të ndjerë janë të pajisur me diploma universitare.

Varrimi i të ndjerit  bëhet sot me 04.03.2017 ( e shtune) në ora 16 në varrezat e fshatit Gradicë.

17105559_1229758330472286_459934981_n