Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Vdes Luigi Simoni, ish trajneri i Inter, Lazio e Napoli

14:36 | 22 Maj 2020

Ka ndërraur jetë trajneri i njohur italian.

Luigi Simoni, ish trajner i skuadrave si Inter, Napoli e Lazio, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, përcjell lajmi.net.

Italiani ishte shtrirë në spital pasi pësoi një sulm në vitin 2019, dhe ka ndërruar jetë sot, më 20 maj, 2020.

Gigi kishte fituar Kupën e UEFA me Inter në vitin 1997/98 dhe ka përjetuar kohë të mira me Napoli, Torino, Lazio, Genoa e Siena.

Simoni, i lindur në Crevalcore, më 22 janar 1939, luante me Napolin si lojtar, Torinon e Juventusin, por edhe me disa skuadra të tjera.

Ai e nisi karrierën si trajner me genoan dhe aventurën me futbollin e mbylli si president i Cremonense në vitin 2015. /Lajmi.net/