Vdes laboranti i njohur kosovar, ishte i infektuar me COVID-19

Ka vdekur laboranti i njohur nga fshati Saradran i Istogut, Alber Rexhaj.

Lajme

12/08/2020 13:55

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë miq e familjarë të Rexhajt në Facebook, shkruan lajmi.net.

Rexhaj ishte infektuar me koronavirus para disa kohësh.

Ata që kanë dhënë lajmin për vdekjen e Rexhajt kanë theksuar se Peja e ka humbur një profesionist shëndetësor dhe humanist të madh. /Lajmi.net/