Vdes kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, Shqipe Bajçinca-Brestovci

Ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca-Brestovci, kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Federata e Hendbollit të Kosovës përmes një postimi në Facebook. “Komuniteti i hendbollit në Kosovë të dielën mori një lajm shumë të rëndë. Ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci, personaliteti shumë i…

Sport

31/03/2024 19:39

Ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca-Brestovci, kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Federata e Hendbollit të Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Komuniteti i hendbollit në Kosovë të dielën mori një lajm shumë të rëndë. Ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci, personaliteti shumë i rëndësishëm i hendbollit kosovar dhe sportit kosovar në përgjithësi. Profesoresha Bajçinca – Brestovci deri në frymën e fundit ishte kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Ajo ishte edhe anëtare e Bordit të FHK-së e po ashtu delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit”, ka shkruar Federata e Hendbollit të Kosovës.
Kjo Federatë ka shtuar se ajo është shquar me përkushtimin dhe seriozitetin në të gjitha pozitat që ka mbajtur. Profesoresha Bajçinca – Brestovci ishte edhe hendbolliste e suksesshme më pas edhe komesare e garave në Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Ata kanë njoftuar se aktivitetet në hendboll nuk i ka ndalur, ndonëse për shumë vjet është sfiduar nga një sëmundje e rëndë. Është parë si shembull për energjinë e jashtëzakonshme që kishte.
“Për shumë vjet Shqipe Bajçinca-Brestovci ishte profesoreshë në Fakultetin e Edukimit Fizik në Universitetin e Prishtinës. Ka ligjëruar lëndë të shumta, ndërsa ishte shumë e afër me studentët. “Lajmi për vdekjen e profesoreshës Shqipe Bajçinca – Brestovci na ka tronditur. FHK-ja dhe familja kosovare e hendbollit kanë mbetur pa një personalitet shembull që me energjinë dhe përkushtimin e saj i ka bërë të gjithë për vete”, shkruan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini në telegramin e ngushëllimit për familjen e të ndjerës. Shqipe Bajçinca – Brestovci ishte edhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi i plotë: