Vdes komediani i njohur, ishte i infektuar me COVID-19
Bobbby Ball, ylli i "Cannon & Ball" ka vdekur në moshën 76 vjeçare, pas diagnostikimit me COVID-19.

ShowBiz
Bobby Ball, aktori i komedisë Cannon & Ball, ka vdekur në moshën 76 vjeç, ka konfirmuar menaxheri i tij, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Ball ishte një prej dyshes së fashme të komedisë me mikun dhe kolegun e tij për një kohë të gjatë, Tommy Cannon.
Ai gjithashtu luajti në disa komedi të ndryshme duke përfshirë Not Going Out, Last of the Summer Wine, Benidorm dhe Heartbeat.
Në një telegram ngushëllimi, Cannon tha: “Miku im i mirë, nuk mund ta besoj këtë, jam shkatërruar”.
Ylli i Not Going Out Lee Mack tha se ai ishte “plotësisht i tronditur dhe i shkatërruar që humba shokun tim Bobby”.
Gruaja e Ball, Yvonne shtoi: “Do të më mungojë gjithmonë, ai ishte aq i lumtur, plot argëtim dhe djallëzor”.

Ai tha se Ball u pranua për teste për shkak të problemeve të frymëmarrjes.
“Në fillim mendohej të ishte një infeksion në gjoks, por një test rezultoi pozitiv për COVID-19”, tha ai në një deklaratë.

