Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ka vdekur Skender Bytyqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

28/04/2022 21:41

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa njoftoi se i ndjeri ishte bashkëluftëtar i tij, shkruan lajmi.net.

“Lajm i trishtë ndarja nga jeta e bashkëluftëtarit Skender Bytyqi. Albani u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga fillet e saj, kur ishte në moshë shumë të re. Atdhetar i madh e luftëtar i dalluar ai shpëtoi nga lufta me plagë në trup, plagë që e përcollën tërë jetën”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit. /Lajmi.net/