Vdes i aksidentuari në Podujevë

I aksidentuari me 29 prill ka vdekur dje në QKUK.

Lajme

23/05/2020 11:17

Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/