Vdes edhe një pacient nga koronavirusi në Kosovë

Edhe një pacient me koronavirus ka vdekur në Kosovë.

Lajme

06/06/2020 20:25

Lajmi është bërë i ditur me anë të një komunikate  për media nga Klinika Infektive në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria”, thuhet në njoftim.

Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020  dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është viktima e 31-të nga koronavirusi në Kosovë. /Lajmi.net/