Vdes edhe një kosovar rrugës duke ikur drejtë Perëndimit

Një 61 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë në pikën kufitare në Merdare. Ai ishte nisur bashkë me shumë persona të tjerë për të emigruar ilegalisht në Europën Perëndimore.  

Lajme

02/02/2015 12:15

Mësohet se viktima është Mustaf Bislimi i lindur më 14.04.1953, nga fshati Ballovc i komunë së Podujevës. 

I ndjeri sipas indeksonline, ka ndërruar jetë të dielën mbrëma, derisa po linte Kosovën, me qëllim emigrimin ilegal për në Europë, përmes Serbisë. 

Komandanti i policisë rajonale në Podujevë, Isak Ejupi e ka konfirumuar lajmin se 61 vjeçari ka ndërruar jetë në autobusin i cili po i barte udhëtarët për në Serbi. 

“Si rrjedhojë e hetimeve të para mësojmë se i ndjeri ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, ka thënë  Ejupi. 

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në obduksion në morgun e Prishtinës.