Vdes edhe burri, foshnja e të cilit u dogj për së gjalli

Një burrë palestinez, foshnja e te cilit u dogj për së gjalli javë më parë, ka ndërruar jetë nga lëndimet që dyshohet t’i jenë bërë nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor.

Bota

08/08/2015 11:03

Saad Dawabsha, 32 vjeçar, vdiq në spitalin e Izraelit, ku edhe ishte duke u shëruar nga djegia e shkallës së dytë, në pothuajse secilën pjesë të trupit të tij.

Sipas BBC, djali i tij, Ali, ishte vetëm 18 muajsh kur vdiq nga sulmi që u bë në Duma në Bregun Perëndimor, me 31 Korrik.

Nëna e tij dhe vëllai 4 vjeçar janë në gjendje kritike, përderisa të afërmit kanë treguar se varrimi bëhet të shtunën, transmeton lajmi.net.

Sulmuesit kishin lënë një mbishkrim në afërsi të shtëpisë që thoshte “hakmarrje” në hebraisht.

Dëshmitarët thonë se shtëpia ishte sulmuar me bombë. Babai ishte në gjendje të shpëtonte gruan dhe djalin e madh, mirëpo jo edhe foshnjën.