Vdes bashkëpunëtori i fundit nazist që kishte jetuar në SHBA
Mediat gjermane kanë raportuar se ka vdekur personi që mendohet të jetë bashkëpunëtori i fundit nazist që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara.
Bota
Mediat “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Westfaelische Nachrichten” cituan zyrtar gjerman, të cilët njoftuan se Jakiw Palij, 95 vjeçar, ka vdekur më 9 janar në qytetin gjerman Ahlen.
Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Palij, ka qenë roje i ish-kampit nazist, ndërkaq ka jetuar me dekada pa u vënë re në New York, derisa u zbulua e kaluara e tij dhe ai u deportua në Gjermani në vitin 2018.
Departamenti i Drejtësisë tha se Palij ka shërbyer si roje i armatosur në kampin nazist në Trawniki në Poloninë e pushtuar.
Studimi i ri: 1.47 milion hebrenj u vranë gjatë tre muajve më 1942.