Vdes babai i kryeministrit Haradinaj

Ka vdekur pas një sëmundje të rëndë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës.

Lajme

17/06/2018 07:48

Lajmin e ka konfirmuar në facebook vetë kryeministri i vendit.

Ai ka bërë të ditur se Hilmi Haradinaj do të varroset nesër në Gllogjan.

Postimi i kryeministrit:

Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më   18 Qërshor ora 14, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!

RH