Vdes “babai i kombit” serb Dobrica Qosiq

Shkrimtari, akademiku dhe ish-kryetari i Jugosllavisë së gjymtuar, Dobrica Qosiq ka vdekur të dielën në mëngjes në shtëpinë e tij në Beograd, në moshën 93-vjeçare.

Lajme

18/05/2014 15:27

Qosiq ishte kryetari i parë i Jugosllavisë në vitet 1992 dhe 1993, pra pas shpërbërjes së saj dhe që në atë kohë e përbënin vetëm Serbia dhje mali i Zi.

Nga fundi i viteve të 60-ta të shekullit të kaluar ai filloi ti kundërvihej politikës së Josip Broz Tito, kryesisht për shkak të rirregullimit të ish shtetit të RSFJ-së (dhënies së më shumë kompetencave, madje edhe sosh kushtetuese Kosovës e Vojvodinës). Ideologjia nacionaliste e tij bëri që ai të quhej “babai i kombit” serb.

Ai nga fundet e viteve të 80-ta ishte prijatar dhe ideolog i lëvizjes nacionaliste dhe ithtar i Sllobodan Millosheviqit.

Para pak kohësh ai deklaroi se Kosova përfundimisht është e humbur për Serbinë.