Vdes aktorja italiane, Daria Nicolodi

Ka ndërruar jetë aktorja e njohur italiane.

ShowBiz

29/11/2020 15:01

Aktorja e njohur italiane, Daria Nicolodi, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Shkaqet e vdekjes së saj nuk dihen mirëpo lajmin e hidhur e ka konfirmuar vajza dhe aktorja tjetër, Asia Argento.

“Pusho në paqe nënë e dashur. Tani ju mund të fluturoni e lirë me shpirtin tuaj të shkëlqyeshëm dhe nuk do të kesh më vuajtje. Unë do të përpiqem të vazhdoj për nipërit dhe mbesat tuaja të dashura dhe veçanërisht për ty që kurrë nuk do të doje të më shihje të pikëlluar. Edhe nëse pa ty më mungon toka nën këmbët e mia dhe ndjej se e kam humbur pikën e referimit të vërtetë”, ishin fjalët e saj./Lajmi.net/