Vdes aktorja Dolores Lambasa

Aktorja e njohur kroate ka vdekur sot pas një aksidenti automobilistik. Ishte 32 vjeçare.

ShowBiz

23/10/2013 16:38

Aktorja e njohur kroate, Dolores Lambasa, 32 vjeçare, ka vdekur sot pas një aksidenti automobilistik.

Fatkeqësia ka ndodhur në orën 6.40 të mëngjesit, afër qytetit Slavonski Brod. Ajo ishte në automobilin që po drejtohej nga një koleg i saj aktor.

Lambasa ka aktruar në filma, seriale dhe teatër.

Filmi i saj më i njohur është Vjerujem u Andjele, serialet Dobre namjere dhe Zakon ljubavi, kurse ka pasur një performansë të shquar si Adele, në shfaqjen “Shtëpia e Bernarda Albës”.

 

 

 

 

 

 

Dolores Lambasa 1981 – 2013