Vdes 20-vjeçarja nga Krusha e Madhe që u aksidentua tetë ditë më parë

Sot ka ndërruar jetë 20-vjeçarja nga Krusha e Madhe, e cila ishte aksidentuar më 17 maj të këtij viti.

Lajme

25/05/2022 19:16

Lajmi është bërë i ditur në faqen e Kushës së Madhe në Facebook, ku opinioni është njoftuar se 20-vjeçarja Edona Avdullahu, ishte në gjendje kome që disa ditë.

“Pas rastit së tragjedisë me autobus në Kroaci kur e humbëm Anjeza Bellanicen. Sot fshatin Krushë e Madhe e goditi prape një tragjedi me dhembje. Edona Avdullahu, 20-vjeçarja vajza e Isajes së Veli Myrtës e cila u aksidentua nga një makinë para 8 ditësh më 17 maj 2022 në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, dhe që sa ditë ishte në gjendje kome. Sot ka mbyllur sytë përgjithmonë duke u ndare nga jeta. Ngushllime , Isajes dhe mbare familjes Avdullahu”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërsa, për detajet e varrimit, faqja e fshatit do të njoftojë përsëri.