Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Sot rreth orës 13:30 në stacionin policor Qendra në Prishtinë, është hapur një rast ‘vdekje e dyshimtë’.

Lajme

20/01/2020 20:59

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se viktim në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore.

“Viktima është gjetë pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merren njësitet kompetente policore. /Lajmi.net/