Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Për shkaqe ende të panjohura, një person është gjetur dje në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajme

04/09/2018 10:52

Policia në raportin zyrtar ka njoftuar se viktima është gjetur në rrugë dje rreth orës 12, dhe më pas është dërguar në spital me ndihmën e shpejt.

Rreth orës 1 mjeket kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.