Vdekja tragjike e zyrtarit të FSK-së, Hoxhaj: Heronjtë tanë detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme që të plotësojnë nevojat e familjeve
Dje ka ndërruar jetë zyrtari i FSK-së, Liman Musliu i cili sipas Prokurorisë ka rënë nga kati i 11-të derisa po punonte në një ndërtesë. Për këtë ka reaguar, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, shkruan lajmi.net. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjes Musliu derisa ka thënë se kjo ka…
Lajme
Dje ka ndërruar jetë zyrtari i FSK-së, Liman Musliu i cili sipas Prokurorisë ka rënë nga kati i 11-të derisa po punonte në një ndërtesë.
Për këtë ka reaguar, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, shkruan lajmi.net.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjes Musliu derisa ka thënë se kjo ka ndodhur shkaku i pagave të pamjaftueshme të ushtarëve të FSK-së.
“Më pikëlloi jashtëzakonisht humbja tragjike e Liman Musliut, ish-ushtar i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së, të cilin e njoha personalisht që shumë vjet. Një njeri me shumë vyrtyte, që dikur rrezikoi jetën për lirinë e atdheut, sot humbi jetën për të mbijetuar. Kjo është fytyra e qeverisë Kurti, ku heronjtë tanë detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme, për të plotësuar nevojat bazë të familjeve të tyre, sepse pagat e tyre janë të pamjaftueshme për një jetë të denjë. Ngushëllime të sinqerta familjes së Limanit dhe respekt për sakrificën e tij të dyfishtë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: