Vdekja e Berlusconit, reagon edhe Real Madridi
Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. Klubet dhe figurat e njohura të futbollit botëror kanë reaguar për vdekjen e Berlusconit. Real Madridi me anë të një deklaratë të publikuar në uebfaqen zyrtare ka…
Sport
Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Klubet dhe figurat e njohura të futbollit botëror kanë reaguar për vdekjen e Berlusconit.
Real Madridi me anë të një deklaratë të publikuar në uebfaqen zyrtare ka shprehur keqardhje për vdekjen e italianit ndërsa i ka shprehur ngushëllime.
“Real Madrid CF, Presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve të tij shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e Silvio Berlusconit, presidenti legjendar i AC Milan midis 1986 dhe 2017 dhe presidenti aktual i AC Monza”.
“Real Madrid dëshiron të shpreh ngushëllimet e tij për familjen dhe të dashurit e tij, si dhe për tifozët e futbollit italian, veçanërisht ata të AC Milan dhe AC Monza” – thuhet ndër tjerash në deklaratën e Real Madridit.
Berlusconi u shtrua në spital të premten e kaluar në spitalin e San Raffaele në Milano, më pak se një muaj pasi u largua nga ai pasi kaloi 44 ditë në spital për një infeksion të mushkërive./Lajmi.net/
Comunicado Oficial: fallecimiento de Silvio Berlusconi.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 12, 2023