Vazhdon “vajtimi” i serbëve: Ja kush na shkaktoi humbjen në CAS

11:56 | 12 Korrik 2015

Cana

Sipas medieve serben profesori britanik Filip Sands i cili ishte njëri prej anëtarëve të gjykimit në Lozanë, ka qenë edhe agjenti i Kroacisë në akuzën për gjenocid ndaj Serbisë.

Njeriu i cili ka qenë agjenti i Kroacisë në akuzën për gjenocid ndaj Serbisë, ka qenë po ashtu edhe njëri prej katër anëtarëve në gjykimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Sipas medieve serbe, delegimi i tij u bë me kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit ndërsa vazhdojnë duke thënë se ai ka luajtur rol kyç në vendim, i cili nga ta konsiderohet si “skandaloz”.

Ndërsa, sipas tyre ai madje nuk është as në listën e gjyqtarëve që gjykojnë në ndodhitë e futbollit.

Ata kanë akuzuar po ashtu se gjyqtari në fjalë nuk njeh futbollin, dhe se vendimet që janë dhënë kanë qenë kundërthënëse, transmeton Lajmi.net.

“Sands ndodhet në listën e gjyqtarëve që nuk janë të obliguar për të gjykuar në rastet e futbollit dhe kjo nënkupton se sa di ai për futbollin”, ka shkruar Kurir.

Profesori britanik me ndikim, ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe me lobimin e tij është sjellë ai vendim i cili sipas tyre nuk ka lidhje me drejtësinë.