Vazhdon turpi në mes të Nantes dhe Cardiffit për Salan

FIFA është duke u marrë me vendimin rreth pagesës së transferimit të Emiliano Salas.

Merkato

03/04/2019 15:22

Cardiff ende nuk i paguar Nantes 20 milionë euro për transferimin e Emiliano Salas.

Sulmuesi argjentinas ndërroi jetë në momentin që po fluturonte nga Franca për në Angli për ta kompletuar transferimin te skuadra angleze, përcjell lajmi.net.

Nantes ka kërkuar nga Cardiff që ta paguajë shumën e transferimit, gjersa këta të fundit po e kërkojnë një mes.

Drejtuesit e klubit kanë angazhuar një avokat për të sqaruar situatën me Nantesin.

Por, në raportimet e fundit thuhet se klubi francez ka refuzuar të nisë bisedimet për të gjetur paqen të dyja klubet.

Madje këta të fundit kanë preferuar të presin vendimin finale nga FIFA dhe UEFA. /Lajmi.net/