Vazhdon të ushqehet nacionalizmi serb për Kosovën, edhe te fëmijët (Video)
Serbia pavarësisht vuajtjeve që u ka shkaktuar popujve fqinj të saj, duke pretenduar sundimin mbi të tjerët, po vazhdon të mos heq dorë praktika e indoktrinimit të popullit me nacionalizëm ekstrem.

Lajme
Në një video të postuar së fundi në YouTube, shihet se si fëmijët e klasës së katërt të një shkolle fillore, entuziazmohen duke kënduar një këngë “për Kosovën tokë e serbëve”, të nxitur nga mësuesi i tyre, transmeton lajmi.net.
“Oj Kosovo, Kosovo”, e cila këndohet nga këta fëmijë, është një këngë patriotike serbe, e cila tani është shumë popullore në Serbi, sidomos pas vitit 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë.
Kënga flet për Kosovën si tokë serbe, për heronjët e këtij vendi që u vranë në Kosovë, dhe se si serbët nuk do ta japin kurrë atë.
Kjo video pas postimit në rrjete sociale, ka marrë me qindra mijëra pëlqime, komente e shpërndarje. (lajmi.net)