Vazhdon rritja e konsumit në Shqipëri

Instituti i Statistikave në Shqipëri raportoi se konsumi ka vazhduar të ruajë ritmet pozitive të rritjes, edhe në tremujorin e tretë të vitit.

Lajme

15/12/2019 10:26

Shitjet me pakicë në ekonominë shqiptare u rritën me 3,9% krahasuar të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Rritja është stimuluar ndjeshëm nga shitjet në segmentin e hidrokarbureve. Po të përjashtojmë karburantet, rritja e shitjeve me pakicë ishte 3,4%.

Sipas INSTAT zgjerimi më i madh është vënë re grupin e produkteve joushqimore shitjet e të cilave në volum ishin 1,9% më të larta.

Kërkesa e brendshme pritet të jetë faktor përcaktues në ecurinë e ekonomisë, edhe gjatë vitit që vjen.