Vazhdon rinumërimi në QNR, kryhen pothuajse 75 për qind e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve.

Lajme

21/11/2019 17:53

Deri sot në orën 16 janë rinumëruar 1,034 vendvotime ose 73.49 për qind e tyre, shkruan lajmi.net.

QNR po funksionon me 33 tavolina që gjatë një ndërrimi vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime dhe kryen procedurat e tjera.

Këtë për lajmi.net e ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Vetëm deri në orën 16 të ditës së sotme, e enjte, janë rinumëruar 65 vendvotime. Në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara, që nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani, është: 1 034 apo 73.49%. Në QNR janë 33 tavolina numërimi dhe gjatë një ndërrimi (08:00-16:00) vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime si dhe kryen të gjitha procedurat tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe formularët e rezultateve të kandidatëve për deputetë”, tha Elezi për lajmi.net.

Ndërkohë pritet që gjithë procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve të përfundojë deri të dielën. /Lajmi.net/