Vazhdon përhapja e Omicron në Bundesliga -Bayern kërkon të shtyhet ndeshja ndaj Monchengladbach
Bota e futbollit është duke shtyrë në limite që të mos bllokojë sezonin, në kohën kur vala e re e Covid-19 po godet fuqishëm.
Sport
Bundesliga tashmë është një nga ligat ku ka filluar të përhapet varianti i ri me të madhe.
‘Sportschau’ shkruan se Bundesliga po shkon duke pasur raste gjithnjë e më shumë dhe situata nuk është aspak e mirë, përcjell lajmi.net.
Po i njëjti burim bën të ditur se nga skuadra e Bayern Munich ka pasur kërkesë të shtyhet ndeshja ndaj Borussia Monchengladbach.
Bayern Munich numërojnë nëntë raste pozitive në skuadër dhe kjo është arsyeja e kërkesës për shtyrje. /Lajmi.net/