Vazhdon mrekullia e quajtur Atalanta

Atalanta ka vazhduar me paraqitje të mirë në Serie A, duke e mundur 6:2 Brescian të martën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 33-të, për të kaluar në vendin e dytë.

Sport

14/07/2020 23:33

Pas dy minutash lojë, Atalanta kaloi në epërsi me golin e Mario Pasalic, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 8′ Brescia barazoi përmes Ernesto Torregrossa.

Vazhdimi ndeshjes kaloi në dominim të madh të Atalantës, që shënoi edhe pesë herë të tjera, nëpërmjet Marten de Roon, Ruslan Malinovsky, Duvan Zapata dhe Mario Pasalic (x2).

Në minutat e fundit të ndeshjes, Brescia ngushtoi epërsinë në 6:2, duke shënuar me anë të Nikolas Spalek./Lajmi.net/