Vazhdon mbledhja e jashtëzakonshme e LDK-së

Po vazhdon mbledhja urgjente e thirrur nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo mbledhje po mbahet pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Isa Mustafa, për të shtyrë dërgimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvend.

Lajme

12/07/2016 19:08

Gjithashtu, mbledhja e paparaparë e subjektit të dytë në koalicionin qeverisës, është thirr menjëherë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj se ministritë mund të zvogëlohen, duke bërë kështu të shuhen disa prej tyre, transmeton lajmi.net.

Mbledhja ndërkohë është duke vazhduar, bënë të ditur gazetari i lajmi.net që ndodhet në selinë e LDK-së. Deri më tani nuk ka ndonjë prononcim nga ndonjë zyrtar i këtij subjekti politik./lajmi.net

download (1)