Vazhdon kriza e Atleticos – ‘Rojiblancos’ lëshojnë pikë edhe ndaj Espanyol, ndonëse me një lojtar më shumë
Atletico Madrid kanë lëshuar pikë edhe në përballje ndaj Espanyol, ndonëse luajtën për më shumë se 1 orë me një lojtar më shumë. Skuadra e Atletico Madrid ka luajtur baras 1:1, në shtëpinë e saj, përballë skuadrës së Espanyol, shkruan lajmi.net. U mendua se punët do të shkonin lehtë për Atleti, kur në minutën e…
Sport
Atletico Madrid kanë lëshuar pikë edhe në përballje ndaj Espanyol, ndonëse luajtën për më shumë se 1 orë me një lojtar më shumë.
Skuadra e Atletico Madrid ka luajtur baras 1:1, në shtëpinë e saj, përballë skuadrës së Espanyol, shkruan lajmi.net.
U mendua se punët do të shkonin lehtë për Atleti, kur në minutën e 28’ Espanyoli mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi Cabrera u ndëshkua me karton të kuq. Por gjërat s’shkuan ashtu.
Atleti e panë veten në disavantazh në minutën e 62’, kur Darder shënoi për 0:1, pas një topi të marrë nga Joselu.
Skuadra e Diego Simeone kërkoi barazimin dhe atë e gjeti me anë të portugezit Joao Felix.
Felix dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79’, dhe me këtë gol u vendos rezultati final 1:1.
Atletico mbetet kështu edhe një hap prapa Barcelonës e Realit, duke shkuar në 23 pikë, 11 më pak sesa rivali lokal.
Espanyol merr pikën e 11 dhe qëndron në pozitën 16. /Lajmi.net/