Vazhdon kontrabanda në veri, dogana kap mbi 8.500 litra pijeve jo-alkoolike

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se oficerët doganorë, respektivisht njësit anti-kontrbandë gjatë patrullimeve rutinore në pjesë veriore kanë kapur një maune e cila kishte sasi të konsiderueshme të pijeve jo-alkoolike, mbi 8.500 litra.

Lajme

04/03/2020 14:30

“Oficerët doganor gjatë patrullimeve kanë vërejtur një maune të parkuar, dyshimet e para se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara. Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike në sasi prej 12 paleta x 90 pako x 24 copë = 25,920 copë x 0.33 ltr gjithsejtë 8,553.60Ltr. Mauna dhe sasia e mallrave të kontrabanduara janë konfiskuar po ashtu edhe është hapur rasti për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët që të thërrasin në 0800 50095 për raste të dyshuar të kontrabandës dhe korrupsioni. /Lajmi.net/