Vazhdon gjendja e rënduar me rrymë, Gazmend Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Situata e rënduar me energjinë elektrike në Kosovë ka nxitur reagime të shumta. Së fundi reagoi edhe sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla. Syla në një postim të tij së fundi ka ngritur pyetje për trajtimin jo të bararabartë të qytetarëve. Kështu thuhet në postimin e tij. “Dejona dhe Martin, a…
Lajme
Situata e rënduar me energjinë elektrike në Kosovë ka nxitur reagime të shumta.
Së fundi reagoi edhe sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla.
Syla në një postim të tij së fundi ka ngritur pyetje për trajtimin jo të bararabartë të qytetarëve.
Kështu thuhet në postimin e tij.
“Dejona dhe Martin, a ka rrymë në veri? Nga fotoja duket që po, shumë mirë që ka. A po paguhet rryma në veri? Në Pejë u ndal. Në Pejë e paguajmë. Shumëkush e ka paguar me centin e fundit të pensioneve ofenduese, të tjerët, me siguri, po presin me paguar me vitrat 100-euroshe që i ndatë. Rezultati është i njëjtë: terr dhe ftohtë! Ndërkohë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po duket se është duke ‘kursyer’ ngarkesën energjetike,” shkruan Syla./Lajmi.net