Vazhdon forma pozitive e Real Madridit, Athletic Bilbao ‘viktima’ e radhës

Ekipi spanjoll nuk ka të ndalur.

Sport

01/12/2021 22:56

Skuadra e Real Madridit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 kundër Athletic Bilbaos, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi vrullshëm me të dyja skuadrat që ishin në kërim të golit.

Megjithatë, ishin vendasit ata që gjetën golin e epërsisë në min e 40′ përmes Karim Benzemas.

Pjesa e dytë ishte shumë intresante pasi mysafirët sulmonin më shumë në kërkim të golit të barazimit.

Përkundër tentiemeve të shumta, rrjetat nuk u tundën më dhe rezultati mbeti ai i pjesës së parë 1-0.

Me këtë fitore Reali forcon vendin e parë me 36 pikë, ndërsa Bilbao ka 20 pikë në pozitën e tetë. /Lajmi.net/