Vazhdon edhe sot konferenca ndërkombëtare “Gërmia Hill”

Edhe sot do ta vazhdojë konferenca ndërkombëtare “Gërmia Hill” për të dytën ditë me radhë.

Lajme

03/02/2016 07:48

Konferenca tradicionale u hap dje nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me institutin me renome botërore “Aspen Institute”.

Duke u ndërlidhur me faktin se sivjet më shumë se kurrë fokusi i opinionit ndërkombëtar kanë qenë çështjet e sigurisë, dje kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova është një vend stabil, është vend i paqes, vend i komunikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes komuniteteve tona, por edhe me fqinjët e saj.

Kjo konferencë, ndër tjerash, për qëllim ka që të ndihmojë edhe promovimin e agjendës së Kosovës për anëtarësim në BE e NATO.

Kjo konferencë do të zhvillojë punimet nga data 2 deri më 3 shkurt 2016.