Vazhdon bilanci i rënduar, edhe 9 të vdekur me koronavirus në Kosovë

Për 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë edhe 9 persona të infektuar me koronavirus.

Lajme

15/08/2020 15:01

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve me koronavirus ka shkuar në 390 që nga fillimi i pandemisë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 145 raste pozitive dhe janë shëruar edhe 144 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 6961 raste ndërsa numri i rasteve aktive me koronavirus është 3924.

Raporti i IKSHPK-së:

144 TË SHËRUAR DHE 145 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924. /Lajmi.net/