Vazhdon ‘befasia e këndshme’ e NBA: Russell i siguron tjetër fitore Brooklyn

Befasia më e këndshme në këtë edicion të NBA padyshim ka qenë D’Angelo Russell me skuadrën e tij Brooklyn Nets.

Sport

07/04/2019 08:45

Pas një sezoni aspak të mirë vitin e kaluar, skuadra e Brookly Nets është kthyer për të dhënë disa paraqitje shumë të mira këtë edicion.

Ata mbrëmë kanë mposhtur skuadrën më të mirë këtë edicion, Milwaukee Bucks, me rezultatin 128:133, shkruan lajmi.net.

Sigurisht, në udhëheqje të skuadrës ishte befasia e këtij sezoni, D’Angelo Russell, i cili dha edhe një paraqitje për tu vlerësuar.

Ish ylli i Los Angeles Lakers, kontribuoi me 25 pikë, 10 asistime, 2 kërcime, dhe 2 topa të vjedhur.

Russell këtë edicion ka regjistruar 21.2 pikë për ndeshje, 7 asistime dhe 3.8 kërcime, në 30.4 minuta për ndeshje.

Kurse, skuadra e Brooklyn Nets me fitoren e mbrëmshme përmirësojnë rekordin në 40 fitore dhe 40 humbje në 80 ndeshje. /Lajmi.net/