Vazhdon avazi i vjetër në testin e arritshmërisë, përjashtohen disa nxënës shkaku i telefonëve

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta, sot i janë nënshtruar testit të arritshmërisë. Testimi në të 155 qendrat ka filluar në kohë, por që edhe këtë herë ka pasur nxënës që janë përjashtuar nga testi për shkak të përdorimit të telefonit gjatë kohës së testimit.