​Vazhdon aksioni i shkyçjeve ndaj borxhlinjve të ujit, KRU “Prishtina” nesër tek banorët në Veternik

Në lagjen Veternik të Prishtinës të mërkurën do të mbahet një aksion për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal. Zëdhënësja e ujësjellësit Arjeta Mjeku ka njoftuar se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, mbi 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i…

Lajme

18/06/2024 10:15

Në lagjen Veternik të Prishtinës të mërkurën do të mbahet një aksion për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal.

Zëdhënësja e ujësjellësit Arjeta Mjeku ka njoftuar se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, mbi 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

“Në fokus të aksionit, bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe amvisëritë. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Nesër 19 qershor 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në lagjen Veternik. Nisja bëhet nga objekti i KRU ‘Prishtina’ SH.A në orën 10:00”, thuhet në njoftim.