Vazhdojnë vjedhjet në Kosovë, ja sa raste u regjistruan për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së djeshme në tërë vendin janë kryer disa vjedhje.

Lajme

04/02/2019 11:11

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë Kosovën janë kryer katër vjedhje, ku dy prej tyre janë cilësuar si vjedhje e rëndë, raporton lajmi.net.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në fshatin Babimofc të Oboliqit është vjedhur xhamia dhe kisha e këtij fshati.

Sipas njoftimit, kjo është cilësuar si vjedhje e rëndë sepse persona të panjohur brenda xhamisë kanë vjedhur kasafortën prej druri, në të cilin kishte para në shumë totale prej 100 eurove.

Ndërkaq në kishën e këtij fshati, persona të panjohur me forcë kanë hapur derën e kishës dhe përveç dëmit material në dyert e hyrjes, nuk raportohet se është kryer ndonjë vjedhje.

Këtë rast Policia e ka cilësuar si vjedhje në tentativë, shkruan më tutje lajmi.net.

Një vjedhje tjetër ka ndodhur në Prishtinë. Në sheshin “Ibrahim Rugova”, është raportuar se një shtetase ruse dhe një shtetas i Shqipërisë kanë vjedhur një portofol në një lokal, shkruan më tutje lajmi.net.

Siç bëhet e ditur, pas intervistitmit të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq një vjedhje e rëndë është ka ndodhur në qytetin e Ferizajt në rrugën “Bekim Osmani”.

Sipas Policisë një person ka raportuar për një vjedhje nga shtëpia për të cilën është në përkujdesje, me ç’rast është vjedhur një pistoletë, e cila ishte me leje përkatëse. /Lajmi.net/