Vazhdojnë tensionet, forcat ruse dhe siriane hyjnë në qytetin Kobani

Forcat e qeverisë siriane dhe trupat ruse kanë hyrë në qytetin Kobani, tha sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër.

Bota

16/10/2019 19:53

Sipas observatorit, forcat ruse kishin kapërcyer lumin Eufrat në veri të Sirisë dhe kishin arritur në zona jashtë qytetit Kobani, të mbështetur në lindje nga Forcat Demokratike siriane të udhëhequra nga kurdët.

Trupat ruse thuhet se u drejtuan në veri pasi Forcat Demokratike Siriane nënshkruan një marrëveshje me qeverinë siriane për të vendosur ushtrinë e presidentit Bashar al-Assad në kufirin për shkak të operacionit ushtarak turk.

Sipas Reuters, forcat kurde nuk e kanë konfirmuar ende këtë informacion.