Vazhdojnë telashet tek Real Madrid – Zidane nevrikos bordin drejtues me vendimin e fundit

Zinedine Zidane dhe bordi drejtues i Real Madrid duket se janë në luftë.

Sport

20/09/2019 18:16

Fillimi i tmerrshëm i sezonit të ri në La Liga, por edhe në Ligën e Kampionëve, ka bërë që presioni mbi trajnerin francez të rritet jashtëzakonisht shumë.

Pas humbjes nga PSG, Zinedine Zidane ka marrë një vendim befasues, i cili duket se ka nevrikosur shumë bordin drejtues të ‘Los Blancos’.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se vendimi i trajnerit për t’iu dhënë një ditë të lirë lojtarëve, pas humbjes nga PSG, ka shkaktuar pakënaqësi tek drejtuesit e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Florentino Perez dhe pjesa tjetër e bordit janë konfuz me vendimin e trajnerit, pasi nuk e kuptojnë pse lojtarët kanë nevojë për pushim pas paraqitjes të tmerrshme.

Kjo situatë vetëm rrit edhe më shumë presionin mbi Zidane. Sevilla dhe Atletico Madrid në dy xhirot e ardhshme mund t’ia humbin trajnerit vendin e punës. /Lajmi.net/