Vazhdojnë telashet për Zidane: Bale dhe James nuk janë të gatshëm

Dyshja e Real Madrid, James Rodriguez dhe Gareth Bale, nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e vikendit.

Sport

08/11/2019 17:01

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, shpreson se Bale dhe Rodriguez të jenë të gatshëm për skuadrën, pas pauzës së kombëtareve, pasi dyshja nuk janë në gjendjen më të mirë fizike.

Problemet muskulore do t’i mbajnë të dy lojtarët jashtë fushës së blertë për ndeshjen e së shtunës në La Liga.

Këtë e ka konfirmuar edhe Zidane, duke thënë se kolumbiani dhe uellsiani do të jenë mungesat e skuadrës.

“Nuk janë mjaftueshëm të gatshëm për të luajtur. Ata kanë pesë ditë në dispozicion për të parë nëse do të luajnë me kombëtaret e tyre. Nëse lojtarët nuk stërviten me shokët e skuadrës, ata nuk luajnë” ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

“Ata nuk janë stërvitur me skuadrën. Janë stërvitur pak, por jo në ritmin e shokëve” ishin fjalët e francezit.

Mbetet të shihet se kush do t’i mbulojë hapësirat në formacionin startues të Real Madrid. /Lajmi.net/