Vazhdojnë të shtënat në Kumanovë, konfirmohet plagosja e 15 policëve

Aksioni i Policisë së Maqedonisë në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë është duke vazhduar akoma.

Lajme

09/05/2015 13:07

Pjesëtarë të policisë maqedonase dhe ata të grupit të armatosur, janë duke vazhduar shkëmbim zjarri.

Nga ky aksion deri më tani kanë mbetur të plagose 15 policë, kanë konfirmuar personat përgjegjës të spitalit të Shkupit, raporton Zhurnal.mk.

Tre prej personave janë të plagosur rëndë, por nuk janë dhënë detaje më të mëdha për gjendjen e tyre.

Ngjarja po ndiqet nga dhjetëra ekipe gazetareske nga vendi dhe rajoni.