Vazhdojnë ‘super-pazaret’ e Barcelonës, Vidal tek Inter për 1 milion euro

Barcelona ka një mal befasishë për tifozët e saj në këtë merkato.

Sport

19/09/2020 23:05

Inter dhe Arturo Vidal kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, Vidal nesër do të udhëtojë drejt Italisë, përcjell lajmi.net.

Interit do t’i kushtojë vetëm 1 milion euro kartoni i mesfushorit kilian.

Kjo shumë është sa qesharake aq edhe fyese për lojtarin që dikur luante me Bayern Munich e Juventus.

Vidal do të kthehet në Serie A pas një aventure mjaft interesante në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/