Vazhdojnë sanksionet amerikanë në Ballkan, goditen dy zyrtarë të lartë

Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor është shpallur që në krye të herës si një prej objektivave kryesore të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.

Lajme

06/06/2022 19:41

Në njoftimin më të fundit, Departamenti i Thesarit bën me dije se ka vendosur në listën e sanksioneve presidentin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara dhe ministrit të Shëndetësisë në Republikën Sërpska, Alen Sheraniç, shkruan a2cnn.

Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit,  Çavara dhe Sheraniç kanë rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe kanë minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike në vend.

Departamenti amerikan i Thesarit njofton se ka urdhëruar ngrirjen e pronave dhe aseteve që këta dy zyrtarë kanë në SHBA dhe ka ndaluar individët amerikanë që të bëjnë biznes me ta.