Vazhdojnë reagimet e serbëve ndaj deklaratës së Erdoganit

Aleksandar Vuçiq dëshiron të besojë që Erdogan nuk ka dhënë deklaratë kërcënuese ndaj serbëve të Bosnjës. 

Lajme

14/07/2014 16:58

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk beson që kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se “çdo kush që i prek boshnjakët, i ka 100 milionë turq kundër tyre”.

Mirëpo, kështu nuk mendon edhe kryetari  i Republika “Sërpska-s”, Millorad Dodik, i cili thotë se Erdogan ka deklaruar një gjë të tillë.

“Dodik ka të drejtë në mendimin e vet. Dëshiroj t’i besoj ambasadorit të Turqisë në Beograd, i cili më ka thënë se nuk ka pasur një deklaratë të tillë, por nuk kam arsye as të neglizhoj apo të hedh poshtë brengosjen e Dodikut”, ka thënë Daçiq gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me Dodikun dhe ministrin e Jashtëm serb, Iivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, i ka bërë thirrje Ankarasë që të ketë parasysh stabilitetin e brishtë në rajon.

Ndërsa, Dodik ka deklaruar se është i sigurit që Erdogan ka thënë diçka të tillë. Sipas tij, “ai që është në gjendje të ndalojë Twitterin, mund të heqë edhe deklaratat nga mediat”.