Vazhdojnë problemet te Man Utd, De Gea transferohet te gjiganti evropian

PSG po kërkon të përfitojë nga problemet e Manchester United, duke tentuar të josh portierin David de Gea.

Sport

26/04/2019 08:04

‘The Sun’ raporton se kampionët e Ligue 1 janë të gatshëm të hynë në bisedime me portierin spanjoll, Davide de Gea, për t’i kërkuar transferimin në Francë, përcjell ‘lajmi.net’.

David de Gea ka kontratë me Manchester United dhe një sezon, dhe një ofertë prej 60 milionë euro nga PSG, mund të detyrojë ‘Djajtë e Kuq’ të pajtohen me largimin e tij.

PSG do t’i ofrojë De Gea kontratë javore prej 350 mijë funte në javë.

28 vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2011, dhe jo pak herë ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’, sidomos në vitin 2015, kur transferimi i tij te Real Madrid kishte dështuar vetëm në momentet e fundit të afatit kalimtar./Lajmi.net/