Vazhdojnë problemet me racizëm në Serie A

Ndeshja e Fiorentinës në Atalanta të dielën u ndërpre për pak në gjysmën e parë për shkak të abuzimit racist drejtuar ndaj mbrojtësit mysafir Dalbert.

Sport

22/09/2019 21:00

Me pak më shumë se gjysmë ore në ndeshjen e Serie A në ‘Ennio Tardini’, gjyqtari Daniele Orsato sinjalizoi që ndeshja të ndalohej pasi Dalbert tregoi se ai kishte dëgjuar abuzimin.

Loja u ndalua ndërsa u lexua një njoftim mbi altoparlantin e stadiumit duke i lutur tifozët të ndalonin abuzimin, përcjell lajmi.net.

Deklarata u fishkëllye nga tifozët e Atalanta.

Pas një pauzë të shkurtër loja u rinis, ndërsa abuzime racista në Serie A vazhdojnë të ndodhin javë pas jave. /Lajmi.net/