Vazhdojnë pritjet nga katër orë në Merdare
Që nga mëngjesi kanë mërgimtarët janë ballafaquar me pritje prej katër orësh në Merdare.
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin nëpër pikat kufitare me Serbinë.
Në bazë të këtyre të dhënave, që nga mëngjesi bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje prej katër orësh në dalje të Kosovës në pikën kufitare në Merdare, shkruan lajmi.net.
Në këtë pikë kufitare kolona në dalje të Kosovës është 2 kilometra e gjysmë.
Po ashtu në Merdare ka pritje e kolonë të gjatë edhe në hyrje të Kosovës.
Mbi dy orë e gjysmë ose saktësisht 160 minuta bashkatdhetarët janë duke pritur për të hyrë në Kosovë, kurse kolona është 550 metra.
Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë ka kolonë dhe pritje si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.
40 minuta është pritja dhe 250 metra e gjatë është kolona për në hyrje të Kosovës, kurse në dalje të Kosovës është një orë dhe kolona është e gjatë 250 metra.
Sipas këtyre të dhënave në të gjitha pikat e tjera kufitare të Kosovës pritja nuk është me e madhe se 15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës. /Lajmi.net/