Vazhdojnë përplasjet VV-LDK, Shpend Ahmeti ia përmend një ndërtim pa leje Isa Mustafës

Kryetari i Prishtinës sërish i ka reaguar LDK-së. Në postimin e fundit në Facebook ai është marr me kryeministrin Isa Mustafa derisa ishte në pozitën e të parit të Prishtinës.

Lajme

27/12/2015 17:04

Ahmeti ka përmendur si të arriturën më të madhe ndaljen e ndërtimeve pa leje në Prishtinë.

Ky është postimi i Ahmetit në Facebook:

Dallimi mes “s’mundet, s’bëhet” dhe “mundet e bëhet”.

Isa Mustafa kur flet për Prishtinën e din se aty shpërfaqet dallimi kryesor në mes te koncepteve të qeverisjes. Ai nuk përmend as çerdhet, as tregun e prodhimeve vendore, as vendet e punës e as rrugët e ndriçimin.

Por e ka një temë e cila e frikëson më shumë se të gjitha. Është dallimi në qasjen ndaj korrupsionit, parregullsive, nepotizmit.

Para dy viteve ishim në balotazh dhe kishim intervistat me gazetarë e analistë ndarazi. Njëri prej gazetarëve ja shtroj këtë pyetje Mustafës:

– A jeni në dijeni se një prej ndërtesave më të mëdha në Prishtinë (ja përmend emrin e ndërtesës) është pa leje?

– Mund të jetë pa leje ose me leje

– Jo jo ne e dijmë se është pa leje

– Mund të jetë, unë nuk e kam regjistrin

Kështu përfunduam me 46 mijë e ndërtimet pa leje ishin standard. Nuk ishte puna vetëm e mosditurisë për lejet por edhe e përfshirjes në to.

Një natë më vonë isha unë me analistët. Pyetja ishte:

– A do ti ndalni ndërtimet pa leje?

– Po

Vërejta një mosbesim tek gazetarët me një buzëqeshje.

E kuptova atë natë e edhe sot e kuptoj se dukej e pamundur. Diçka që nuk mund të bëhej. Por Vetëvendosje e bëri. Sot nuk përmendet fare sepse është bërë normal ndërtimi me leje ndërsa ndërtimet pa leje janë anomali.

Pra kemi dallimin edhe atëherë edhe sot në mes të s’mundet dhe mundet. Storiet e korrupsionit janë normale për të. Nuk janë normale për neve. Storiet e nënshtrimit janë normale për të.

Nuk janë normale për neve. E shumë e shumë shembuj të tjerë. Edhe atëherë përbuzte nderin, punën dhe argumentin e të tjerëve. Atëherë humbi dhe Prishtina mund të shihte ndryshe. Edhe Kosovës i duhet të sheh ndryshe.

Jo përmes syzeve të “s’mundet e s’bëhet” tek ato të “mundet e bëhet”.

Ne mundemi ta luftojmë korrupsionin. Ne mundemi të kemi zhvillim. Ne mundemi të kemi shtet normal. Ne mundemi të jetojmë të barabartë.