Vazhdojnë pazaret mes Juves dhe Barcës, tashmë mund të përfshihet Griezmann dhe dy lojtarë të ‘Biankoneri’

Barcelona dhe Juventus nuk kanë mbyllur akoma pazaret mes tyre.

Sport

03/07/2020 17:30

Gjatë ditëve të fundit, Barcelona dhe Juventus kanë mbyllur marrëveshjen për Miralem Pjanic dhe Arthur Melo.

Dy lojtarët kanë ndërruar skuadrat, por kjo duket nuk do të jetë lëvizja e vetme.

Sipas raportimeve të ‘Rai Sport’, Barcelona dhe Juventus po vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje që mund të dërgojë Antoine Griezmann te Juventus, transmeton lajmi.net.

Në këmbim të kartonit të francezit përmenden dy emra që mund të përfshihen në marrëveshje; Douglas Costa dhe Adrien Rabiot.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje formale të skuadrave për këtë marrëveshje. /Lajmi.net/